Vakancat në KLGJ e KLP, ambasada e SHBA: Inkurajojmë magjistratët të aplikojnë

16 Gusht 2023 | 11:20

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me hapjen e vendeve vakante për anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada fton të gjithë profesionistët që përmbushin kriteret që të kandidojnë brenda afatave respektive.

Ambasada amerikane e cilëson këtë një moment të rëndësishëm në sistemin e refermuar të drejtësisë, ku duhet siguruar progres i vahzdueshëm përmes profesionistëve që duan të kontribuojnë për një drejtësi efektive.

NJOFTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

Ambasada e SHBA inkurajon të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë që të aplikojnë për vendet vakante aktuale në KLGJ dhe KLP. Ky është një moment i rëndësishëm për sistemin shqiptar të drejtësisë për të siguruar progres të vazhdueshëm dhe për të mbështetur parimet që nënvizojnë reformën në drejtësi. Mos e humbisni mundësinë për të kontribuar në një sistem drejtësie efektiv, transparent dhe të drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.

Afati i aplikimit: e hënë, 4 shtator 2023

Për KLGJ: https:// bit.ly/3OENpAA Për HPC: https:// bit.ly/3qCqfTqA

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026