Rikthehen zjarret në Gjirokastër, apelohet për parandalimin e tyre
Rikthimi i temperaturave të nxehta në këto ditë gushti ka shtuar numrin e zjarreve në Gjirokastër, në sipërfaqet pyjore dhe kullosore.
Përgjatë ditëve të para të gushtit janë regjistruar 10 vatra zjarresh kryesisht në pyje-kullota në zonat e Lunxhërisë, Cepos, Lazaratit, etj.
Për lokalizimin e këtyre zjarreve është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës dhe strukturave të bashkisë ndërsa flakët kanë rrezikuar shtëpitë dhe jetën e banorëve.
Shërbimi Zjarrfikës apelon që për shkak të motit të nxehtë banorët duhet të tregohen të kujdesshëm për parandalimin dhe evitimin e zjarreve në pyje kullota apo qendrat e banuara.
“Vëmendja e Shërbimit Zjarrfikës përveçse e kemi në lagjet e sipërme të qytetit dhe nëpër banesa vëmendja kryesore në këtë periudhë sidomos në stinën e verës është zjarret në pyje-kullota.
Me ngritjen e temperaturave unë përsëri bëj një apel që të bëjnë kujdes të shtuar të gjithë administratorët blegtorët, komuniteti i Bashkisë Gjirokastër pasi në këtë drejtim ne kërkojmë më shumë vëmendje dhe më shumë përkushtim për të mos lejuar që zjarret të marrin përmasa të mëdha dhe të krijojnë dëme në insfrastrukturë dhe në pyje-kullota”, pohon Pëllumb Shalari, drejtues i Shërbimit Zjarrfikës
Shërbimi Zjarrfikës kujdes po i kushton parandalimit dhe ndërhyrjes në kohë në situatat e mundshme të zjarreve në zonën muzeale dhe pikat turistike në Gjirokastër, të cilat po vizitohen nga një numër i konsderueshëm turistësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta