Korriku, rekord makinash/ 7,985 mjete regjistrohen për herë të parë në një muaj
7,985 automjete janë regjistruar për herë të parë në vendin tonë përgjatë muajit korrik duke thyer kështu rekordin në 5 vitet e fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor, numri mjete të regjistruara është 14.4% më shumë.
Numri i makinave që blihen nga shqiptarët po vjen në rritje të vazhdueshme.
42,238 mjete janë regjistruar për herë të pare në periudhën Janar-Korrik 2023, shifër kjo 50% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019!
Shumica e makinave që hyjnë në Shqipëri vijnë nga Italia, Gjermnai dhe Zvicra. Ne vitet e fundit po shkohet dhe një rritje e mjeteve që blihen në Korenë e Jugut.
Ajo çfarë vihet re është se shqiptarët po pëlqejnë gjithmonë e më shumë mjete të gjeneratës së fundit.
6,381 të tilla janë regjistruar në 6 muaj, respektivisht 42% më shumë se Janar-Korrik 2021.
Po ashtu regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me Janar-Korrik 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco–friendly e më pak ndotëse.
3,376 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta