“SPAK t’i shkojë në fund sterilizimit”/ Basha: Vepra të Ramës reagon dhe Berisha

17 Gusht 2023 | 15:54

Lëvizjet e fundit të SPAK që çuan në arrestimin e 8 zyrtarëve të lartë të Ministrisë së shëndetësisë lidhur me koncensionin e sterilizimit, kanë sjellë edhe reagimin e opozitës.

I pari që reagoi ishte Lulzim Basha, kryetari i sapo rizgjedhur në Partinë Demokratike zyrtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i cilësoi si vepra korruptive të qeverisë Rama, ndërsa kërkoi nga SPAK ti shkojë deri në fund hetimeve.

“Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj skeme korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë”- tha Lulzim Basha, kreu i PD.

Reagime pati edhe nga deputetja e kësaj force, Jorida Tabaku, e cila e cilësoi këtë ngjarje paqsyrë të qeverisjes aktuale.

“Arrestimet e sotme nga SPAK që lidhen me koncesionin e Sterilizimit janë realisht një tjetër goditje që e përshëndes dhe mbështes pasi krimi dhe korrupsioni duhen ndëshkuar. SPAK duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke. Detyra tjetër bie mbi politikën që duhet të qeverisë me shembullin e mirë. Kjo mazhorancë nuk ka më shembull të mirë”- tha Tabaku.

Ndërsa Kreu i Rithemelimit, ndonëse tha se janë arrestime të merituara, I cilësoi vepra të një drejtësie të kontrolluar

“Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish zëvendës ministrin e shëndetesisë Rjepaj për një krim të shëmtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqen e tij. Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë të gjithë janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjerët domethënë janë mbi ligjin”- shkruan Berisha.

Hetimet për dosjen e Koncensionit, çuan këtë të enjte në dyer e SPAK për të dëshmuar edhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026