Ish-ministri Cani pas dëshmisë në SPAK: Kam bërë gjithçka bazuar në ligj
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e së enjtes.
Ai është thirrur për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për koncesionin e sterilizimit.
Në një deklaratë për mediat Cani tha se ka pasur mungesë të dokumentacionit lidhur me këtë koncesion dhe se është në dispozicion për t’u përgjigjur nëse do të thirret sërish nga organi i akuzës.
Ish-ministri tha se ka qenë dakord për këtë koncesion të dhënë vite më parë dhe ka bërë gjithçka në përputhje me ligjin.
Dëshmia e tij zgjati për rreth 3 orë e gjysmë në ambientet e SPAK-ut.
Kjo është hera e dytë që Cani paraqitet në SPAK. Më herët është thirrur për një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese.
Sa i takon çështjes së koncesionit të sterilizimit, sot janë lëshuar gjithsej 8 urdhër arreste me vendim gjykate për zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë këtu dhe ish-zv. ministrin, Klodian Rrjepaj.
Akuzat që rëndojnë mbi ta janë falsifikim dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë mbi biznesmenin Ilir Rrapaj, gjithashtu i ndaluar për këtë çështje rëndon akuza e mashtrimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë