Kush pritet t’i marrë në dorë bastet? Ish-ministri Malaj sqaron skemën
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj sqaroi në një intervistë për Euronews Albania skemën e funksionimit të basteve, aktivitet ky që do të rikthehet me ligj dhe nuk do të jetë më i dënueshëm për ata që e ushtrojnë.
Sipas Malajt nëse i referohemi politikave ndaluese, mbyllja e basteve do të ishte më mirë të shoqërohej me hapjen në të njëjtën kohë sepse sipas llogarive janë rreth 100 milionë lekë që nuk janë arkëtuar në buxhet.
“Ndalimi i tyre nuk prodhonte rezultat pozitiv dhe ne e dimë shumë mirë që bastet kanë vazhduar dhe buxheti ka humbur një shumë të konsiderueshme, kështu që në këtë aspekt hapja e tyre, pra formalizimi do të sjellë të ardhura në buxhet që kur luhej në të zezë nuk i kishim. Lufta me bastet është e humbur, e vetmja mënyrë është që t’i legalizosh.
“Paratë që do të arkëtohen do të ndahen në 4 destinacione kryesore, një është kultura, dy sporti, tre teknologjia dhe katër mbrojtja e fituesve. Nga përvoja mund të them që kjo strukturë, që drejtohet nga zv. kryeministri dhe ministrat e linjës përkatëse dhe përfaqësuesit e sporteve, është shumë burokratike. Do të rrezikohet realizimi i buxhetit dhe prandaj një nga këshillat është që këto fonde të jenë të trashëgueshme në mënyrë që shuma që nuk përdoret të mos shuhet,” – u shpreh Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë