Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj shpall kandidaturën për president
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se do të jetë bartës i listës së kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gjatë një konbference për mediat ai tha se do jetë vetëm kandidat për president dhe jo për kryeministër.
“Bartës i listës jam unë dhe kam nderin t’i prijë kësaj liste. Jam kandidat nga Aleanca për president, nuk jam kandidat për kryeministër”, tha Haradinaj.
Ramush Haradinaj prezantoi edhe disa nga kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai u shpreh se nesër do të publikohet lista e plotë.
“Politika nuk duhet të jetë show por punë për qytetarët dhe për shtetin. Nesër do ta paraqesim listën e plotë të kandidatëve, në mesin e të cilëve 2/3 janë të rinj”, u shpreh ai.
“Kam kënaqësinë sot para jush të prezantoj disa prej tyre. E filloj me profesor doktor Shemsedin Dreshaj, është doktor specialit për sëmundje infektive, kontribuues në luftën kundër pandemisë. Jemi tek Shukrie Bytyqi një aktiviste dhe profesoreshë e kimisë në Malishevë. Kemi profesoreshën Shqipe Krasniqi Krastrati. Kemi Kaltrina Morina që studioi komunikimin masiv dhe gazetarinë”, tha ai.
“Kemi profesor doktorin në Filologji Shkëlqim Millaku. Ismet Vehbi Shamolli inxhinier dhe ekspert me infrastrukturën rrugore. Diellëza Kukaj kandidate për doktor shkencash në ekonomi. Blerta Gashi ligjëruese e gjuhës norvegjeze”, tha ai më tej.
“Dua të shpreh respektim tim për ta dhe kandidatë të tjerë për vullnetin e tyre për të kontribuar dhe ndërtuar një Kosovë më të mirë së bashku”, tha ai më tej.
Ndërkohë ditën e sotme edhe Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar emrat e disa prej kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
Lexoni gjithashtu:
Degët e Vetëvendosjes propozojnë kandidatët për deputetë, Euronews Albania zbulon disa nga emrat
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq