Vlera e Tintin, 2.8 milionë euro, vepra e krijuar në vitin 1929 del në ankand në Paris
Me cullufen e tij karakteristike dhe qenin besnik Snowy, personazhi Tintin prej vitit 1929 ka argëtuar publikun.
Tintin dhe aventurat e tij janë një krijim i karikaturistit belg Herge. TinTin një reporter i patrembur, i cili udhëton nëpër botë duke zgjidhur mistere. Përmes shpirtit të drejtësisë dhe dashamirësisë TinTin përcjell në çdo kohë optimizëm e të qeshura.
Një nga aventurat e tij më pak të njohura e çon reporterin simpatik në Kinë për një takim me Lotusin Blu. E pikërisht vepra origjinale e artit për këtë udhëtim tanimë dalin në ankand në Paris.
Që nga viti 1936, vepra shfaq Tintin që ndodhet përballë me një dragua të kuq ndërsa heton marrëdhëniet e një rrjeti spiunësh.
Kjo vepër origjinale pritet që në ankand të kap shifrën e më shumë se 2.8 milionë euro.
“Kjo pjezës u refuzua nga botuesi Casterman për shkak të kostove të riprodhimit. Casterman mendoi se albumet komike ishin të shtrenjta dhe riprodhimi i kësaj kopertine do të rriste më shumë kostot e prodhimit. Kështu që Hergé do të ribënte vizatimin e tij në një mënyrë më të thjeshtë. Por do të ruante misterin, me një shkallë më të vogël ngjyrash,” – u shpreh Eric Leroy, një ekspert francez.
Kjo është vetëm një nga 5 shembujt e punës së artistit Herge, të vlerësuara për origjinalitetin tyre, por nuk ka të bëjë vetëm me autenticitetin apo vlerën.
“Ne kemi vendosur rekordin e mëparshëm për “Pages de Garde” (PAZH DE GARD) në 2014 në 2.6 milion që është një shumë e rëndësishme. Do të ishte e drejtë që kjo pjesë të thyejë këtë rekord. Hergé kishte bërë vetëm pesë kopertina komike duke përdorur këtë teknikë me ngjyra të drejtpërdrejta, pra është një pjesë e jashtëzakonshme që meriton një çmim të jashtëzakonshëm,” – tha Leroy.
Rreth një shekull pas publikimit Tintin vijon të mbetet ndër librat komik më të lexuar po ashtu i realizuar edhe ne filma vizatimorë apo edhe lojëra kompjuterike.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta