EMRI| Arrestohet autori i vjedhjes së bizneseve në Korçë, edhe përdorues i drogës

18 Gusht 2023 | 10:07

Orges Munushtiri quhet 23-vjeçari i cili të enjten vodhi tre biznese në Korçë duke kërcënuar personin që ndodhej brenda në dyqan me thikë.

Fillimisht ai vodhi para në një market dhe më pas në 2 biznese të tjera, në lagjet nr. 7 dhe nr. 9.

Gjithsej në të 3 bizneset, 23-vjeçari mori 43 mijë lekë të reja.

Munushtiri u kap në terminalin e autobusëve dhe sipas asaj që raporton korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, i riu njihej dhe si përdorues i lëndëve narkotike.

Hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 23-vjeçari, vijojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026