Fluturimet rriten me 80%/ “Eurocontrol” e rendit Shqipërinë të parën për Gushtin
Shqipëria renditet e para me fluksin më të madh të turistëve në Europë për periudhën 9 deri në 15 gusht.
Të dhënat e publikuara nga rrjeti “Eurocontrol” flasin për një rritje me 80% të fluksit të fluturimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019-të.
E dyta pas Shqipërisë, renditet Armenia me 50% më shumë fluturime se në 2019-tën, ndërsa e treta Gjeorgjia, me vetëm 18%.
Bilanci pozitiv merr në konsideratë vetëm ardhjet e turistëve nga aeroporti “Nënë Tereza”, dhe vjen në një kohë kur ky sezon turistik për Shqipërinë po konsiderohet ndër më të suksesshmit për shkak të fluksit të madh të turistëve të huaj.
Hapja e aeroportit të ri ndërkombëtar të Vlorës mendohet se do të rrisë akoma edhe më shumë fluksin e fluturimeve, veçanërisht në periudhën verore.
Gjatë muajit gusht është folur veçanërisht për një numër të madh turistësh italianë, ndërsa turizmit shqiptarë I është dhënë një vëmendje e veçantë edhe nga mediat e huaja dhe rrjetet sociale, duke e konsideruar Shqipërinë, herë si Maldivet e Europës dhe herë si Italia e vogël.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta