OKB jep alarmin: Armët për Ukrainën mund të bien në duar të gabuara
OKB është e shqetësuar nga rritja e fluksit të armëve që hyjnë në Ukrainë, përfshirë ato thërrmuese kundër të cilave organizata e ka ngritur disa herë zërin.
Nënsekretarja e përgjithshme, Izumi Nakamitsu shprehu shqetësimin se shumë nga këto armë mund të bien në duar të gabuara, të cilat mund të destabilizojnë situatën për vite me radhë.
“Të dhënat për transferimin dhe përdorimin e municioneve thërrmuese janë shumë shqetësuese. Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm ka kërkuar që këto lloj armësh t’i dorëzohen historisë dhe të mos përdoren më. Masat për të zgjidhur problemin e devijimit të dorëzimit të armëve tek përdorues të paautorizuar janë jetike për parandalimin e vazhdimit të destabilitetit në Ukrainë, rajon dhe më gjerë”,-tha Izumi Nakamitsu, nënsekretare e përgjithshme e OKB-së.
Kievi ka kërkuar prej kohësh furnizimin me avionë “F-16”, të cilët i sheh si një mjet për të reduktuar sulmet ajrore ruse kundër infrastrukturës civile dhe qyteteve.
Ndërkohë, në Bashkinë e Amsterdamit është hapur një ekspozitë me ditarët dhe vizatimet e fëmijëve ukrainas, të cilët e gjetën veten të përfshirë në luftë.
Si shembull ishin vizatimet e Mykola Kostenko, një adoleshent që i mbijetoi një sulmi brutal 21-ditor ndaj Mariupolit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta