Vijojnë dorëheqjet e serbëve nga policia e Kosovës, Osmani: Presion nga Beogradi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar te premten se numri i serbëve që kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në veri, ka arritur në shtatë.
Një ditë më parë është raportuar se tre pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kishin dhënë dorëheqje nga ky institucion.
Në një konferencë për media, pas vizitës në qytetin e Klinës, Osmani ka thënë se fajtor për këto dorëheqje është Beogradi zyrtar.
“Ka tashmë informata të konfirmuara, sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve që, rrezikimi i këtyre pjesëtarëve, frikësimi, shantazhimi, vijnë drejtpërdrejt nga Serbia”, tha Osmani.
Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta dënojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për, siç ka thënë ajo, shkeljen e Marrëveshjeve të Brukselit. Mes tjerash, Osmani ka thënë se në bashkëbisedime private me zyrtarë ndërkombëtarë, ata e pranojnë se presioni ndaj policëve serbë në Kosovë vjen prej Serbisë dhe strukturave të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta