Ukraina do marrë avionë luftarakë, por pas trajnimit të pilotëve

19 Gusht 2023 | 17:00

Kievi zyrtar ka mirëpritur dritën e gjelbër të dhënë nga SHBA që vendet e tjera të dërgojnë avionë të tipit “F-16” në Ukrainë. Por avionët luftarakë nuk do të shkojnë në vendin e luftës pa u trajnuar më parë pilotët e tyre dhe kjo do të kërkojë kohë.

“Është një lajm i mirë që amerikanët thanë se trajnimi është një hap i logjikshëm. Ne jemi dakord. Bashkë me Danimarkën po punojmë që ukrainasit të stërviten me “F-16-n” sa më parë të jetë e mundur dhe që më pas të vijojmë me dërgimin e mjeteve ajrore”- tha Kasja Ollongren, ministre e Mbrojtjes, Holandë.

Ministria daneze e Mbrojtjes ka deklaruar se trajnimi do të nisë më vonë gjatë muajit, kështu që ekspertët ukrainas presin që “F-16-at” të fluturojnë mbi Ukrainë jo përpara verës së ardhshme. Disa ushtarë e kanë nisur trajnimin, por për momentin ai është i fokusuar tek gjuha dhe teoritë bazike.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026