Zjarret vdekjeprurëse në Hauai/ Pse nuk u aktivizuan sirenat e alarmit

19 Gusht 2023 | 16:52

Edhe pas dorëheqjes së drejtuesit të shërbimit të emergjencave, në Havai nuk ka ende përgjigje se përse nuk ranë sirenat e alarmit gjatë përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse në ishullin Maui. Sipas zyrtarëve vendas, mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe dëmet arrijnë në gati 6 miliardë dollarë.

Kritikat vazhdojnë të shtohen për sistemin e paralajmërimit me sirena në Maui të Havait, të cilat nuk u aktivizuan gjatë zjarreve vdekjeprurëse. 5 nga 80 sirenat e alarmit janë të instaluara në zonën turistike Lahaina, e cila u shkatërrua krejtësisht nga zjarri.

Kreu i agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Maui, Herman Andaya, dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Ai u pyet më herët këtë javë për sirenat që nuk ranë.

“Sirenat përdoren kryesisht për cunamet. Publiku është përgatitur që të gjejë terren më të lartë kur bien sirenat. Do të kishin shkuar drejt zjarrit, tha zoti Andaya.

Por, në faqen në internet të qeverisë thuhet se sistemi i sirenave mund të përdoret për katastrofat natyrore apo të shkaktuara nga njeriu, përfshirë cunamet, uraganët dhe zjarret.

Guvernatori i Havait foli për përmasat e dëmit.

Përmasat e shkatërrimit në Maui janë të vështira të përshkruhen me fjalë. Mbi 200 godina janë shkatërruar, dhe 500 të tjera janë dëmtuar, me një kosto prej 6 miliardë dollarësh. Por edhe më e rëndë është humbja e jetëve të çmuara”, tha Guvernatori Josh Green.

Përveç masave që po merren nga qeveria federale, edhe bizneset vendase po punojnë për të ndihmuar komunitetin e tyre. Kompanitë turistike po përdorin automjetet e tyre për të transportuar ndihma.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026