Janullatos viziton Belerin në burg/ Bido: Pse shkoi te ai, por jo te Dako

19 Gusht 2023 | 16:19

Drejtori i arkivave Ardit Bido ishte këtë të shtunë i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar ndër të tjera edhe vizitën e kryepeshkopit Anastas Janullatos te Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgimin e Tiranës, që prej 12 majit.

Bido tha se kjo është një situatë absurde dhe sigurisht që Greqia reagon sa herë që interesat e saj preken, pasi ne si shtet ia kemi krijuar këtë mundësi. Ai tha se për shkak të politikave të bëra në 32 vite Shqipëria nuk ka mundur ta ndalojë një situatë të tillë, ku një shtet tjetër, siç është Greqia, kërkon tashmë lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Ai tha se edhe vizita e Janullatos tregon se Beleri është një çështje që i intereson shumë shtetit grek, sipas tij kryepeshkopi nuk i shkoi për vizitë vetëm se ai është ortodoks, pasi po të ishte kështu do vizitonte edhe Vangjush Dakon.

“Këtu shikon situata absurde, drejtuesi i një institucioni publik, pavarësisht se jo shtetëror, siç është Anastas Janullatus, mbajtës i pasaportës diplomatike greke is hkon në burg Fredi Belerit. Për çfarë i shkon? Meqënëse është ortodoks? Pse nuk i ka shkuar edhe Vangjush Dakos, ortodoks është edhe ai. Çfarë janë këto situata absurde që ndodhin në vendin tonë?

Këto vijnë prej dy faktorësh e para është fakti se Greqia është një shtet më i fortë dhe ne reagimin nuk mund ta kemi njësoj si me vvendet e tjera në rajon pasi ajo “ka kamzhikun”.  E dyta është se shteti shqiptar në 32 vite, për shkak të injorancës, shitjes ndonjëherë, pamundësisë herë tjetër, ka prodhuar situata që nuk kanë krijuar politika të mirëfillta për ta ndaluar në terren një situatë të tillë”,-tha Ardit Bido në një intervistë për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026