Lideri i puçit në Niger thotë se synon qeveri transitore

20 Gusht 2023 | 11:39

Lideri i puçit në Niger, Abdourahmane Tchiani, ka thënë të dielën se dëshiron të krijojë qeveri transitore e cila do të mbetej në pushtet për “jo më shumë se tri vjet”.

Gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror më 20 gusht, Tchiani, po ashtu, i paralajmëroi shtetet e huaja kundër ndërhyrjes ushtarake në Niger.

Ai tha se dëshiron të ketë “dialog kombëtar gjithëpërfshirës” brenda 30 ditëve dhe të konsultohet me të gjithë qytetarët e Nigerit.

Tchiani u bë lider i Nigerit muajin e kaluar, pas një grusht shteti tronditës, gjatë të cilit garda presidenciale e arrestoi dhe e rrëzoi nga pushteti presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Bazoum.

Dialogu kombëtar do të ofronte bazën për krijimin e një kushtetute të re, tha Tchiani, duke nënvizuar se vendimet do të merren “pa ndërhyrje të jashtme”.

Komentet e tij vijnë pasi blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, i njohur si ECOWAS, tha se shefat e mbrojtjes së tij janë duke e përgatitur një plan për ndërhyrje ushtarake në Niger, nëse nuk kthehet rendi dhe ligji.

Data e mundshme e ndërhyrjes është caktuar, por nuk është bërë publike, ka thënë ECOWAS.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Puçistët në Niger: Presidenti i rrëzuar do akuzohet “për tradhti të lartë”

7 të vdekur nga shembja e një xhamie në Nigeri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet

Udhëheqësit e Katarit dhe Pakistanit kanë diskutuar të mërkurën situatën në Lindjen e Mesme, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të...
16:18 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026