Kundërofensiva ukrainase dhe protestat kundër Putinit, zbardhet raporti i CIA
Në kryeqytete të ndryshme evropiane u mbajtën protesta kundër liderit rus Putin dhe kundër luftës në Ukrainë. Manifestimet përkuan me trevjetorin e helmimit të kritikut të Kremlinit, Alexey Navalny.
Protestuesit mbanin flamuj me ngjyrat bardhë e blu, që simbolizojnë opozitën ruse dhe që përdoret nga shtetasit rusë që luftojnë për Ukrainën.
“Ne arritëm t’u tregojmë të gjithëve se nuk jeni vetëm. Kushdo që është këtu mund ta shohë se ne jemi me ju. Ne mbështesim Navalnyn, mbështesim opozitën, mbështesim paqen në të gjithë botën dhe nuk mbështesim Putin, diktaturën e tij dhe luftën”, deklaroi Kirill Tsimkarzhenski, student rus në Berlin.
Në të njëjtën kohë, disa media perëndimore kanë deklaruar se kundërofensiva ukrainas ka hyrë në ngërç. Në veçanti kanë qenë “The Economist” dhe “The Ëashington Post” që kanë publikuar artikuj të ngjashëm.
“Washington Post” citon një raport të inteligjencës amerikane, që thotë se Kievi nuk do të mund t’i arrijë objektivat e tij së shpejti, sidomos marrjen e Melitopolit, një port i rëndësishëm, që mund t’i ndante territoret e pushtuara në dy.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë