“Meloni, fushatë për Shqipërinë”, Renzi: Shpresoj vitin tjetër të promovojë Italinë

21 Gusht 2023 | 18:04

“Fushatë promovuese për turizmin shqiptar”, kështu i ka cilësuar ish-kryeministri italian Matteo Renzi, vendimin e kryetares së qeverisë, Giorgia Meloni, e cila zgjodhi ndër të tjera të pushojë për disa ditë në brigjet shqiptare me ftesë të homologut Edi Rama.

“Meloni ishte me pushime në Shqipëri. Dhe për mua kryeministri shkon ku të dojë: nuk jam unë sovrani. Në fund të fundit, Giorgia Meloni na ka mësuar me kapërcime spektakolare për çdo gjë, nga Euro te NATO, nga emigracioni tek makineritë e naftës. Ajo mund të ndryshojë mendje edhe për turizmin, apo jo? Shumë mirë. Në të vërtetë, shpresojmë që vitin e ardhshëm qeveria Meloni të jetë në gjendje të zhvillojë një fushatë promovuese për turizmin italian, të paktën po aq efektive sa ajo që qeveria Meloni ka bërë këtë vit për turizmin shqiptar”, shprehet Matteo Renzi, ish-kryeministër i Italisë.

Për kreun e Viva Italia, veprimi i Melonit për të shlyer faturën prej 80 eurosh që disa shtetas italianë nuk i paguan një restoranti në Berat pasi konsumuan darkën, ishte i gabuar dhe tregon zbatimin e politikave të majta nga një qeveri e djathtë.

“Ne kemi dhënë 80 euro në muaj për shumë vite për dhjetë milionë familje italiane. Meloni i dha 80 euro një herë një familjeje shqiptare. Nuk jam i befasuar nga vetë gjesti që synon të marrë tre pëlqime në TikTok. Më habit fakti që edhe qeveria e djathtë ka të njëjtin sistem kulturor si qeveria Grillo: qytetarin si subjekt për t’u përkëdhelur, për t’u subvencionuar, për t’u mbështetur. Për mua kjo qasje është e gabuar. Fushatë që shkon nga Meloni tek Conte duke kaluar përmes Salvinit”, thotë  Renzi.

Sipas kryeministrit Rama, brenda këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar 500 mijë shtetas italian, duke vendosur një rekord të ri për turizmin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihmë emergjente në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të...
18:19 | 26/06/2026

Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite

Të paktën 55 vdekje u regjistruan dje nga shërbimet e urgjencës mjekësore (SAMU) në Paris, një shifër shumë herë më e lartë se mesatarja e...
17:34 | 26/06/2026

Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi në të cilën deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen...
17:01 | 26/06/2026