Pronarët e biznesit në Berat: Paratë që na dha Meloni do i mbajmë kujtim
Ngjarja shumë e përfolur ku disa turistë italianë vrapuan për të mos paguar faturën në një biznes në Berat, vazhdon të ngjallë reagime. Kjo ngjarje ndodhi në kohën kur kryeministrja Italiane Georgia Meloni vendosi të kalonte disa ditë në Shqipëri, për të pushuar e për të zhvilluar disa takime informale.
Ajo kur mësoi për incidentinn në Berat, vendosi ta paguante vetë faturën e turistëve të shtetit që ajo përfaqëson, pasi tha se nuk mund ta lejonte një turp të tillë. Pronarët e biznesit në berat thane se pa dashur tiristët italianë u bënë një reklamë shumë të madhe, ndërsa shtuan se paratë e dhëna nga Meloni do ti ruajnë në lokal si një simbol për t’u ruajtur nga syri i keq.
“Qytetarët italianë që u larguan pa paguar kanë bërë reklamë të madhe për qytetin tonë. Le t’i falenderojmë për këtë. E thamë që nuk kishe asnjë problem, që italianët këtu janë si në shtëpinë e tyre, shumë prej tyre vijnë këtu njësoj si familja jonë kur emigruam në Itali.
Gjithashtu thamë që atyre u pëlqeu ushqimi. Shpresojmë që ato para t’i shpenzojnë për diçka të mirë. Falenderojmë sinqerisht Giorgia Meloni, një zonë e vërtetë. Ne nuk jemi të pasur, punojmë shumë si familje. Por kjo nuk është çështje parash dhe ne jemi të prekur nga gjesti i saj.
Një shembull i mrekullueshëm dinjiteti. E duam shumë atë dhe si gjysmë italianë që jemi, na nderoi që erdhi me pushime në Vlorë. Paratë do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe kundër syrit të keq”,-shkruajnë ata.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh