Britney Spears flet për divorcin me Sam Asghari: Nuk mund ta duroja më dhimbjen

19 Gusht 2023 | 18:03

Britney Spears ka folur për herë të parë që kur bashkëshorti i saj Sam Asghari njoftoi ndarjen e tyre, duke thënë se “nuk mund ta duronte më dhimbjen”.

Asghari, 29 vjeç, përmendi “dallimet e papajtueshme” në një kërkesë divorci të paraqitur në Los Anxhelos të mërkurën.

Ai kërkon që mbështetja bashkëshortore dhe pagesa e tarifave ligjore të paguhet nga zonja Spears, thuhet në dokumente.

41 vjeçarja Spears tha se ishte “pak e tronditur” që lidhja e saj gjashtëvjeçare me Asghari kishte marrë fund. Ajo tha se në këtë kohë ka më shumë nevojë për familjen, dhe shtoi se dashuria supozohet të jetë pa kushte.

Ylli i muzikës pop ka falenderuar të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj për mesazhet pozitive dhe tha se deri më tani po ia del shumë mirë.

“Siç të gjithë e dinë, unë dhe Hesami nuk jemi më bashkë… 6 vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur por… nuk jam këtu për të shpjeguar pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt!!! Por, sinqerisht nuk e duroja dot më dhimbjen!!! Në një mënyre fare telepatike kam marrë kaq shumë mesazhe që më ngrohën zemrën nga miqtë dhe ju falënderoj !!! Unë kam qendruar fort për një kohë të gjatë dhe Instagrami im mund të duket i përsosur, por është larg realitetit dhe mendoj se të gjithë e dimë këtë!!!

Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia!!! Nëse unë nuk do të isha ushtari i fortë i babait tim, do të më dërgonin në vende për “t’u rregulluar” nga mjekët !!! Kjo është koha kur kam më shumë nevojë për familjen !!! Supozohet të duan pa kushte… jo me kushte !!!! Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën!!! Deri tani po ia dal shumë mirë !!! Gjithsesi kalofshi një ditë të mbarë dhe mos harroni të buzëqeshni!”,-shkruan këngëtarja në postimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026