Ish-trajneri i Napolit merr drejtimin e “të kaltërve”, e konfirmon Federata

19 Gusht 2023 | 16:30

Luciano Spalletti është përzgjedhur për detyrën e trajnerit të kombëtares italiane të futbollit. Vendimi u konfirmua nga drejtuesit e Federatës.

Trajneri toskan do të marrë drejtimin më 1 shtator, ndërkohë që prezantimi i tij zyrtar do të bëhet në fillim të muajit shtator në qendrën stërvitore të ekipit, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës së Futbollit.

“Ne e mirëpresim Spallettin. Ekipi Kombëtar kishte nevojë për një trajner të madh dhe unë jam shumë i lumtur që ai pranoi të drejtojë të kaltërit”, deklaroi kreu i fuubollit Italian, Gabriele Gravina, i cili theksoi se entuziasmi dhe eksperinca e trajnerit të ri janë thelbësore për sfidat që e presin Italinë në muajit në vijim.

Luciano Spalletti zëvendëson në këtë detyrë ish-trajnerin Roberto Mancini, i cili u dorëhoq pas përplasjeve me Presidentin e Federatës.

Ai do të drejtojë Italinë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin europian të futbollit. Arritja më e madhe në karrierën e tij është shpallja kampion në Serie A sezonin e kaluar me ekipin e Napolit. 64-vjeçari ka drejtuar në të kaluarën edhe ekipet e Romës dhe Interit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026