“Grusht shteti “juridik”/ Dritan Goxhaj reagon nga burgu për akuzat e “Speciales”

19 Gusht 2023 | 15:45

Një grusht shteti “juridik” e konsideron Dritan Goxhaj vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Tiranës për ta mbajtur në qeli, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ish-anëtari i UÇK-së, me anë të një letre të publikuar nga burgu, shprehet se “sot, Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohen të merren peng nga Zyra e Prokurorit Special) e Kosovës dhe Gjykata Speciale e Kosovës.”

“Këto dy subjekte, pasi kanë marrë peng shtetin e brishtë dhe të ri të Kosovës duke e kthyer atë në kohën e Rankoviçit, kur shqiptarët arrestoheshin, dënoheshin dhe vriteshin vetëm për lirinë e fjalës, vetëm se guxonin të shprehnin hapur opinionet, po mundohen edhe sot që, të marrin peng fjalën e lirë”, shprehet Goxhaj

Sipas tij, veprat për të cilat kjo prokurori ka ngritur akuzë nuk janë absolutisht kompetencë e saj, “por këto dy subjekte i kanë dhënë vetes tagrin që të marrin edhe kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm”, thekson Goxhaj.

Dritan Goxhaj u arrestuar rreth një muaj më parë në Tiranë me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë. Në kryeqytet janë mbajtur disa protesta për të kërkuar lirimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026