Valëviti flamurin me “Shqipërinë e Madhe”, policia në RMV në kërkim të autorit

19 Gusht 2023 | 13:20

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut nuk po arrin të identifikojë personin që ngriti flamurin me hartën e Shqipërisë së Madhe në tubimin e datës 11 gusht, kur në Tetovë ishte i ftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për këtë, policia ka publikuar një fotografi të personit duke kërkuar ndihmën e qytetarëve të cilët i fton që të informojnë stacionin policor më të afërt nëse kanë informacion.

Për dy kryetarët e komunave Çair dhe Tetovë tashmë janë ngritur kallëzime penale për mos respektim të ligjeve të vendit duke shpalosur vetëm flamurin shqiptar dhe jo edhe atë shtetëror.

Vizita pak ditë më parë e Albin Kurtit në komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut u shoqërua me debate në opinionin publik maqedonas, shkak për këtë u bë valëvitja e flamurit të Shqipërisë së Madhe dhe sipas krerëve më të lartë të politikës në Maqedoninë e Veriut sjellja e përdorur gjatë asaj vizite ishte nacionaliste.

Reagime të ashpra pati edhe në Beograd, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiç akuzoi kryeministrin Kurti se përbën kërcënim për shtetet fqinje ku banojnë shqiptarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026