Ukraina do dështojë/ Inteligjenca amerikane: Kundërofensiva s’do i arrijë objektivat
Shërbimet amerikane të inteligjencës vlerësojnë se kundërofensiva e Ukrainës nuk do të arrijë deri në Melitopol, qyteti i rëndësishëm në jug-lindje të vendit.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime anonime në dijeni të informacioneve të tilla për gazetën “Washington Post”.
Bëhet fjalë për një parashikim, që nëse rezulton i saktë, do të thotë që Kievi nuk do të mund të arrijë një nga objektivat kryesorë të kundërofensivës së tij, ose që brenda vitit të bllokojë korridorin tokësor që lidh Rusinë me Krimenë.
Vlerësimi i publikuar në “Washington Post” bazohet mbi analizat e kryera mbi kapacitetet e palës ruse që të mbrojë territorin e pushtuar përmes kampeve të minuara dhe llogoreve.
Gjasat janë që kjo analizë të ngrejë në Kiev dhe në kryeqytetet perëndimore pyetjen: përse duhet të mbahet një kundërofensivë, për të cilën po investohen dhjetëra miliarda dollarë në armatime dhe pajisje perëndimore, nëse nuk arrihet dot objektivi i saj?
Ndërkohë, një raport i shërbimeve inteligjente të qeverisë britanike thotë se trupat ukrainase kanë vijuar avancimin e tyre në jug, përgjatë bregut të lumit Mokri Jali, duke marrë nën kontroll fshatin Urozhaine pavarësisht rezistencës së ashpër ruse.
Ndërsa në veri, vijon raporti i publikuar nga “The Guardian”, trupat ruse kanë vazhduar të kryejnë sulme në zonën e Kupianskut, por nuk kanë arritur progrese domethënëse.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit