Gjermania miraton lehtësimin e procedurave për marrjen e nënshtetësisë

23 Gusht 2023 | 13:43

Kabineti gjerman i ka miratuar më 23 gusht planet për ta lehtësuar rrugën drejt shtetësisë për emigrantët dhe për të lejuar më shumë njerëz të kenë nënshtetësi të dyfishtë.

Sipas rregullave të reja të propozuara, të cilat ende duhet të miratohen nga parlamenti, natyralizimi në Gjermani do të ishte i mundur pas pesë vjetësh në vend të tetë vjetëve sa është tani.

Ata që janë veçanërisht të integruar mirë dhe kanë aftësi shumë të mira të gjuhës gjermane do të mund ta marrin nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh.

Qytetarët e rinj potencial do të duhet të tregojnë se nuk janë të varur nga ndihmat sociale të shtetit, megjithëse do të ketë përjashtime nga ky kusht.

Projektligji do t’ua hapë gjithashtu derën më shumë njerëzve që të mbajnë nënshtetësi të dyfishtë, përfshirë ata nga komuniteti i madh turk i Gjermanisë.

Rruga drejt shtetësisë ka mbetur e vështirë për shumë emigrantë nga Turqia dhe vende të tjera që erdhën në Gjermani si të ashtuquajtur “punëtorë mysafirë” në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë.

E drejta për shtetësi të dyfishtë në përgjithësi është aktualisht e kufizuar për qytetarët e BE-së dhe zviceranëve, megjithëse janë bërë disa përjashtime.

Rishikimi i legjislacionit ishte një premtim kryesor i bërë nga qeveria e koalicionit të udhëhequr nga qendra e majtë e kancelarit Olaf Scholz kur erdhi në pushtet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026