7 mijë vende pune më pak, sektori bankar i Londrës vijon përballjen me Brexit

23 Gusht 2023 | 16:12

Distrikti financiar i Londrës mban fatin e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar. Parashikimet flisnin për një eksod vendesh pune pas Brexit. Por parashikimi më pesimist për humbjen e 250 mijë vendeve të punës në shërbimet financiare britanike nuk u materializua.

Shifrat e fundit sa i takon zhvendosjes së vendeve të punës flasin për 7 mijë persona. Megjithatë, ekspertët besojnë se qytetet evropiane janë bërë më konkurruese me Londrën në fusha si investimet bankare.

“Londra vazhdon të shihet si një lojtar financiar global, por jo domosdoshmërish si qendra e vetme e shërbimit financiar evropian. Mendoj se kjo ka ndryshuar si pasojë e Brexit. Tani njerëzit mendojnë se nuk është vetëm Londra një qendër financiare evropiane, por edhe qytete të tjera si Parisi, Amsterdami apo Dublini”, thotë David Henig, nga Qendra Evropiane për Politikat Ekonomike Ndërkombëtare.

Përdorimi i stimujve mund të inkurajojë investimet. Qytete evropiane si Dublini po përpiqen të afirmohen si qendra bankare.

“Të dhënat tregojnë se ajo që dikur ishte parashikuar si eksod i bankierëve nga Londra është kthyer në një ekuilibrim strategjik të burimeve financiare në vatrat bankare evropiane, për të rivalizuar qytetin e Londrës”, shprehet Luke Hanrahan, ekspert.

“Kjo ka ndikuar negativisht për Londrën”, thotë Peter Lawlor, ekonomist.

Peter Lowlor është ish-shef i financave në bursën gjermane. Ai beson se qendrat evropiane si Frankfurti kanë qenë një hap përpara Londrës, por është ende herët për të ditur se cili do të jetë impakti afatgjatë i Brexit ndaj shërbimeve financiare.

“Mendoj se Britania nuk u mendua mirë në aspektin strategjik. Frankfurti dhe Parisi ishin të etur për stimujt financiarë që u dhanë për qytetet e ndryshme evropiane. Thënë kjo, se ku do të përfundojmë është ende shumë herët për t’u thënë”.

Ndoshta era do të ndërrojë drejtim, ndoshta do të ketë një riekuilibrim të pushtetit. Sidoqoftë, historia e pasojave të Brexit tek financat evropiane nuk ka mbaruar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026