Përvjetori i Brexit, zhgënjim në Britaninë e Madhe, por nuk kërkohet kthimi në BE

31 Janar 2023 | 18:48

Është një përvjetor pa evente madhështore në Mbretërinë e Bashkuar ai që shënon tre vitet nga hyrja në fuqi të akordit të shkëputjes, ose atij të divorcit mes Londrës dhe Bashkimit Evropian.

Akordi konkretizoi fundin e shtegut të ndarjes që ishte pasojë e fitores së atyre që mbështesnin largimin kundrejt atyre që kërkonin qëndrimin në referendumin e qershorit 2016.

Por pasojat e divorcit duket se janë bërë të diskutueshme në mbarë Britaninë e Madhe dhe në gjithë vendin ka një zhgënjim për mungesën e mbajtjes së premtimeve të bëra dhe të rezultateve që do të sillte ky largim.

Të paktën kështu tregojnë sondazhet e fundit. Njëri prej tyre, i realizuar në vigjilje të përvjetorit, dëshmon se si ndjesia e quajtur “Bregret”, një kombinim i fjalëve Breksit dhe regret, që do të thotë “pendesë”, ka prekur pjesën dërrmuese të qytetarëve, përfshirë ata që me shumë zell mbështesnin largimin nga BE-ja dhe që ishin ndër më euro-skeptikët.

Por kjo nuk përkthehet, të paktën për momentin, në një dëshirë për t’u rikthyer në radhët e Unionit; objektiv që në bazë të një ankete të publikuar në fundjavë nga “The Independent”, përkrahet nga jo më shumë se 43 për qind e të intervistuarve.

Bëhet fjalë për një kuotë poshtë mazhorancës absolute, ku bëjnë pjesë 41 për qind kundër dhe 16 për qind persona të pavendosur.

Tendenca e refuzimit reflektohet jo vetëm tek Partia Konservatore në pushtet, por edhe tek lideri i opozitës, laburisti Kei Starmer.

Të dy zyrtarët refuzojnë të hapin në këto momente çfarëdo debati mbi rikthimin e mundshëm në krahët e Brukselit, apo edhe vetëm në tregun e përbashkët, apo në unionin doganor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026