Inteligjenca artificiale “kërcënon” 8.4 milionë punëtor në Itali
“Zhvillimi i inteligjencës artificiale (AI) kërcënon 8.4 milionë punëtorë në Itali”, kështu thuhet në një studim të publikuar këtë të enjte nga Konfederata e Zejtarëve Italianë.
Sipas Ansa.it në studim thuhet se 36.2% e fuqisë punëtore në Itali do të vuajnë pasojat e procesit të transformimit teknologjik dhe automatizimit.
Rajoni më i kërcënuar i Italisë është Lombardia, e ndjekur menjëherë nga rajoni i Lacios.
Presidenti i Konfederatës së Zejtarëve Italianë, Marco Granelli, megjithatë beson se përparimi në zhvillimin e AI nuk duhet të shkaktojë frikë.
“Ne nuk duhet të kemi frikë nga inteligjenca artificiale, por përkundrazi ta menaxhojmë atë si një mjeshtër të aftë”, pohon Granelli.
Hulumtime të ngjashme në Gjermani, Francë dhe Luksemburg treguan se deri në 60 përqind e punëtorëve kërcënohen nga përparimi i AI.
LEXONI GJITHASHTU:
Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
- 19:28 Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik