60-vjetori i “I have a dream”| Djali i Martin Luther King Jr: Nuk mjafton…

24 Gusht 2023 | 21:02

Më 28 gusht 1963, nga memoriali i Lincoln në Uashington, Martin Luther King Jr nisi të fliste për varfërinë, veçimin dhe diskriminimin dhe se si Shtetet e Bashkuara ishin shmangur nga premtimi tyre për barazi për afro-amerikanët.

Megjithatë, duke reflektuar nëse Amerika e ka arritur ëndrrën e King pas gjashtëdhjetë vitesh, Martin Luther King III, djali më i madh i aktivistit, thotë se shoqëria duhet të kishte shkuar më tej.

“Kemi një mori çështjesh. Nuk janë vetëm puna dhe liria. Këto janë sigurisht ende një pjesë e çështjeve. Ka çështje ku urrejtja, armiqësia dhe fanatizmi janë në kulmin e tyre historik,” – u shpreh ai.

Kjo është arsyeja, thotë ai, pse ne duhet t’i rikthehemi vazhdimisht dhe të mësojmë nga historia jonë.

“Mendoj se kjo është arsyeja pse ne duhet të reflektojmë dhe të rikujtojmë vazhdimisht. Thuhet se njerëzit që nuk e njohin historinë e tyre janë të dënuar të përsërisin gabimet e së kaluarës. Unë dua të shoh këtë mozaik të Amerikës që thotë bashkarisht se, unë jam ëndrra dhe ne do të punojmë për të bërë gjithçka që mundemi për të realizuar përfundimisht këtë ëndërr,” – tha Martin Luther King III.

Aktivistët synojnë t’i kujtojnë kombit se marshimi i para 60 viteve nuk kishte të bënte vetëm me ëndërrën e një vendi që do të mund të përmbushte premtimet për barazi dhe liri. Ata donin veprime legjislative atëherë, dhe të njëjtën duan tani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026