Situata nga zjarret në vend, Peleshi: Në 24 orë janë shuar 10 vatra

26 Gusht 2023 | 12:12

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook situatën nga zjarret në vendin tonë.

Ai bëri me dije se 10 vatra aktive janë shuar në të gjithë Shqipërinë në 24 orët e fundit.

Sipas ministrit zjarri në malin e Shpiragut po shkon drejt shuarjes përfundimtare, ndërsa është nën kontroll vatra, në fshatin Rrilë, Lezhë.

Në vendin e quajtur “Vija mbi Okol”, në fshatin Theth, vatra e zjarrit është riaktivizuar dhe po punohet për mbajtjen e saj nën kontroll.

Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina, është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit, shkroi Peleshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026