Lampedusa, toka e shpëtimit për afrikanët
Transferimi i emigrantëve nga ishulli i Lampedusas në vende të tjera në të gjithë Italinë është mënyra e vetme për të lehtësuar presionin në qendrën lokale të pritjes që shpesh mbipopullohet.
Ky grup, pasi qëndroi 24 orë në ishull, u dërgua në qytetin siçilian të Porto Empedocle.
Shumica e tyre janë emigrantë nën-saharianë që janë larguar nga Tunizia pas një vale sulmesh raciste kundër afrikanëve me ngjyrë.
Këto dy gra janë nga Bregu i Fildishtë dhe Burkina Faso dhe janë njohur këtu në Lampedusa.
“Tunizianët nuk donin të më shihin atje. Nuk na pëlqenin dhe ne nuk ndiheshim të mirëpritur, prandaj u largova. Unë nuk u deportova në shkretëtirë, por miqtë e mi po. E dimë që shumë njerëz kanë vdekur atje,” – u shpreh njëra prej tyre.
“U largova nga Burkina Faso për shkak të luftës. Shkova në Tunizi që më pas të nisesha për në Itali. Atje ishte shumë e vështirë pasi ata nuk i pëlqejnë njerëzit me ngjyrë,” – tha tjetra.
Shpesh emigrantët duhet të qëndrojnë në radhë derisa të gjithë pasagjerët, përfshirë turistët, zbresin nga anijet.
Vendasit kanë ndjenja të përziera për emigrantët që vijnë në ishull. Ata na thanë se mënyra se si këto zbarkime po menaxhohen tani nga autoritetet lokale është përmirësuar, në krahasim me ditët e para. Dhe nëse nga njëra anë duket sikur ata janë mësuar të shohin mbërritjen e këtyre emigrantëve, nga ana tjetër, janë të shqetësuar për reputacionin e ishullit dhe për opinionin e vizitorëve.
“Këtu ka shumë solidaritet mes vendasve, ata meritojnë çmimin Nobel për paqen. Kur vjen sezoni i verës, shumë njerëz anulojnë rezervimet e tyre pas një fushate të keqe reklamuese. Dhe kjo mund të bëhet problem për shumë prej tyre,” – tha një burrë
Ishin fillim vitet 90 kur emigrantët e parë zbarkuan në ishull. Të mirëpresësh njerëz të rinj është në fakt pjesë e ADN-së së ishullit. Kur nuk ekzistonte ende një qendër pritjeje, familjet vendase i mbanin në shtëpitë e tyre emigrantët.
LEXONI GJITHASHTU:
Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani