“Armiq të betuar”- Inteligjenca britanike: Ky është gjenerali që eliminoi Prigozhin

26 Gusht 2023 | 15:59

Burimet e inteligjencës të Mbretërisë së Bashkuar kanë deklarur se personi që mund të ketë orkestruar eliminimin e Prigozhin, është Andrey Averyanov, kreu i njësisë së inteligjencës ushtarake ruse.

Sipas inteligjencës britanike Andrey Averyanov është personi që urdhëroi helmimin e familjes së Sergei Skripal, një ish-oficeri ushtarak rus dhe agjent i dyfishtë për shërbimet e inteligjencës britanike.

Por emri i Averyanov nuk është i vetmi që diskutohet nga agjencitë perëndimore të inteligjencës në lidhje me vdekjen e liderit të Grupit Wagner, por ai ishte një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të Prigozhin, i cili kërkonte me ngulm largimin e Wagner nga Afrika.

Dy burime të inteligjencës britanike, thanë se Averyanov udhëhoqi operacionin për të zëvendësuar Wagnerin në Afrikë mepersonel ushtarak rus dhe kishte një “marrëdhënie armiqësore të gjatë” me Prigozhin.

Andrey Averyanov drejton njësinë 29155 të Drejtorisë kryesore të Shtabit të Përgjithshëm Rus – e njohur si inteligjenca ushtarake ruse. Sipas The Neë York Times kjo njësi e veçantë është e lidhur me vrasje të shumta, duke përfshirë helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury në vitin 2018.

Gjenerali i Kremlinit është përgjegjës për operacionet e fshehta jashtë Rusisë.

Njësia e drejtuar prej tij është e përfshirë në bombardimin e një depoje municionesh në Vrbetice, Çeki, në vitin 2014, në një tentativë vrasjeje të një tregtari bullgar armësh në vitin 2015, si dhe në një fushatë për të destabilizuar Moldavinë.

Gjithashtu dyshohet se ai është personi që fshihet pas grushtit të shtetit në Malin e Zi në vitin 2016.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026