A do ta ulë Shpiragu çmimin e naftës? Soko: Nuk ndikon, s’kemi rafinerinë tonë

26 Gusht 2023 | 17:15

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku foli në lidhje me zbulimin e rezervës së naftës në malin e Shpiragut dhe efektin ekonomik që mund të ketë në ekonominë shqiptare.

Soko theksoi se edhe nëse do të arrihet të nxirret nafta prej thellësisë ku ndodhet në Shpirag, ajo nuk do të ndikojë në uljen e çmimit të karburanteve në vend. Sipas tij nevojitej pasja një rafinerie në Shqipëri në mënyrë që nafta të dalë me kosto më të lirë, pasi do të eliminonte kostot e transportit për ta përpunuar jashtë dhe për ta risjellë në tregun vendas.

“Ne na duhej rafineria sepse kështu do kishim përfituar në çmim për shkak të reduktimit të ca kostove të trasportit. Po te kishim rafineri tonën, nafta që prodhohej do rafinerohej dhe nxirrej në treg nga vetë ne, duke plotësuar një pjese të mirë të kërkesës me një çmim shumë të mirë”, tha Soko.

Pra sipas ekonomistit rezerva e madhe e naftës e zbuluar në Shpirag nuk do të sjellë ulje të çmimit në tregun vendas, kjo pasi rafineria e përpunimit është shkatërruar tashmë dhe nuk funksionon më.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026