Mbyllen listat e 14 shkurtit, shoqëria civile ngre shqetësimin e kandidatëve të inkriminuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbyllur procesin e regjistrimit të listave te kandidateve për zgjedhjet e 14 shkurtit. Janë regjistruar 1079 kandidatë, të cilët do të garojnë për 120 mandate deputetësh. Tashmë pritet të fillojë edhe verifikimi për këta kandidatë, që janë paraqitur nga 28 subjekte politike.
Në total janë 21 parti, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Procesi i verifikimit pritet të mbyllet deri më 20 janar. Ndërkohë nga Shoqëria Civile është ngritur shqetësimi, se pothuajse të gjitha partitë kanë prezantuar në listat e tyre persona të inkriminuar apo me probleme me ligjin.
Në një komunikim për Euronews Albania, analisti Muhamet Hajrullahu deklaroi se në listat e partive politike ka risi.
“Nëse i marrim dhe i shikojmë listat e partive politike te disa ka risi të ndryshme dhe janë të mirëseardhura, por nga ana tjetër partitë e kanë ruajtur atë frymë dhe numër me njerëz që kanë nëpër parti,” – tha Hajrullahu, i cili ishte i mendimit që listat të kishin më shumë emra të besueshëm dhe profesionistë.
Në listat e partive politike nuk mungojnë emrat e rinj. Kështu për Vetëvendosjen garojnë emra si: Vasfije Krasniqi ,gruaja e parë e cila foli publikisht për përdhunimet e ushtarëve serbë, apo emra të tjerë si Donika Gërvalla, Shqipe Selimi dhe Avni Dehari.
Lexoni gjithashtu:
Muhamet Hajrullahu: Certifikimi ose jo i kandidaturës së Kurtit sfidë për institucionet
KQZ-ja pranon listat, tre kandidatë fovoritë për kryeministër dhe 1079 për deputetë në Kosovë
Kurti në krye dhe Osmani e dyta, VV publikon listën e kandidatëve për 14 shkurtin
Vendimi i Kushtetueses në Kosovë, Albin Kurti s’mund të kandidojë për deputet
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq