Transformimi i Piramidës, Reuters: Zhdukja e gjurmëve të fundit të komunizmit
Transformimi i Piramidës nga një strukturë në nder të diktatorit komunist Enver Hoxha në një qendër për trajnimin elektronik të të rinjve ka tërhequr vëmendjen e agjencisë prestigjioze të lajmeve “Reuters”, e cila në edicionin e saj online shkruan se në këtë mënyrë vendi po zhduk gjurmën e fundit të së kaluarës represive.
Sipas agjencisë, ndryshimi sipas projektit të arkitektit holandez Winy Maas është tregues i faktit se Shqipëria shikon drejt së ardhmes dhe përforcimit të lidhjeve me Bashkimin Evropian.
“Reuters” kujton se si arkitektët origjinalë, mes të cilëve ishte edhe vajza e diktatorit Hoxha, Pranvera, e projektuan godinën në formën e një piramide, për ta glorifikuar liderin si një faraon egjiptian.
Muzeu përfundoi në vitin 1988, tre vjet pas vdekjes së Hoxhës dhe dy vjet përpara rënies së pakthyeshme të regjimit komunist, që i hapi rrugën demokracisë.
Pas periudhës anarkike që pasoi rënien e komunizmit në vendin ballkanas, godina e stilit piramidal përdorej nga fëmijët për argëtim, shkruan “Reuters”.
Ndërsa tani, e rinovuar, ajo është e pajisur me shkallë të cilat vizitorët vendas e të huaj i përdorin për t’u ngjitur në majë dhe për të parë një pamje panoramike të Tiranës, që ndër vite është kthyer në një qytet modern.
“Hapësira e brendshme kubike, përmban atë që duket si një grup kontejnerësh, që do të shërbejnë si klasa mësimore, që ngrihen deri në kupolën prej qelqi”, shkruan “Reuters”.
Agjencia kujton se si për vite me radhë, shqiptarët ishin të ndarë sa i takon mënyrës së përshtatjes së Piramidës, me disa që kërkonin shembjen e saj dhe të tjerë që donin ta ruanin si ikonë arkitekturore.
Ndër vite, përpara se t’i nënshtrohej transformimit, struktura strehonte një klub, një kanal televiziv dhe madje edhe zyrtarët e NATO-s gjatë ndërhyrjes së Aleancës për të ndalur luftën e viteve ‘98-‘99 në Kosovën fqinje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta