Spahiu: 3 arsye pse nga nafta e Shpiragut fiton Shqipëria dhe jo qeveria
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se nga zbulimi i naftës në Shpirag nuk përfiton qeveria, por Shqipëria.
Sipas tij, çështja e burimeve natyrore të vendit nuk duhet të politizohet, pasi është çështje kombëtare që nuk lidhet specifikisht me asnjë qeveri.
“Burimet nëntokësore do përftohen me dekada dhe nuk lidhen me një qeveri të caktuar. Dua ta ndaj në tre faza, nuk është lajm i ri që në Shpirag ka naftë, që në kohën e diktaturës ka pasur informacione se në Shpirag ka naftë. Suksesi ka të bëjë me kotraktimin e kompanive serioze. Ajo që është e rëndësishme është që nuk kemi të bëjmë me kompani shqiptare apo që mund të jenë pjesë e oligarkisë së Shqipërisë. Kemi të bëjmë me kompani shumë të njohura, që operojnë prej afro një shekulli në këtë sekor. Përfitimi, sado që të jetë, është i jashtëzakonshëm se me kapacitetet tona për të mos i shfrytëzuar këto burime, nuk bëjnë të mundur përfitime për Shqipërinë”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha