Hetim vdekjes së 3 pilotëve në Ukrainë, mes viktimave një veteran lufte

28 Gusht 2023 | 20:10

Autoritetet ukrainase kanë nisur një hetim pasi një përplasje në ajër mes dy avionëve ushtarakë në perëndim të vendit la të vrarë 3 pilotë.

Një prej tyre, piloti i dekoruar Andrij Pilshikov, që ndodhet në të djathtë, ishte i famshëm për pjesëmarrjen në luftimet në Kiev në fazat e para të pushtimit rus.

Në frontin e betejës, ndërsa ushtria ukrainase thotë se vijon avancimin pasi ka kaluar vijën ruse të mbrojtjes në Zaporizhia, Rusia thotë se trupat e saj kryen një sulm ndaj një fushe aviacioni në rrethinat e Kievit.

Ndërkohë, qeveria ukrainase ka konfirmuar kalimin e sigurt të një anijeje të dytë përmes detit të Zi, pas tërheqjes që Rusia bëri muajin e kaluar nga marrëveshja e negociuar nga OKB për eksportin e grurit. Njoftimi vjen pavarësisht paralajmërimeve nga Moska se mjete të tilla lundruese mund të konsiderohen objektiva ushtarakë.

Ndërsa në Moskë, homazhe me buqeta me lule janë vendosur në nder të kreut të mercenarëve të “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, pasi vdekja e tij në një incident ajror të javës së kaluar u konfirmua të dielën.

Komiteti Hetimor Rus deklaroi se testet gjenetike kanë konfirmuar identitetet e 10 personave që humbën jetën, përfshirë atë të Prigozhin, edhe pse detaje mbi motivet e rrëzimit të avionit nuk janë publikuar ende.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)

Departamenti i Zjarrfikësve i Kuvajtit tha se sulmet iraniane kishin shkaktuar zjarre në dy lokacione në vend, duke plagosur disa zjarrfikës, menjëherë pas një sulmi...
15:51 | 18/07/2026

Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha të shtunën se Teherani ka pezulluar angazhimet e tij ndaj një memorandumi mirëkuptimi, MoU, të kohëve të...
15:39 | 18/07/2026

Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)

Ukraina kreu sulme në shkallë të gjerë në Rusinë qendrore gjatë natës, duke synuar një numër deposh dhe një objekt nafte, sipas Kievit dhe autoriteteve...
15:29 | 18/07/2026