Avokati serb: Vuçiçin nuk e do askush! Po ndryshon strategji

28 Gusht 2023 | 21:13

Serbia ka shprehur hapur se fundmi zhgënjimin e saj ndaj dy republikave të dala nga ish-Jugosllavia, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për njohjen që ato i kanë bërë pavarësisë së Kosovës.

Ka qenë vete ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç i cili i ka sulmuar hapur ato duke pohuar se me këtë veprim, kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë. Madje ai ka shkuar me larg duke pohuar se RMV dhe Mali i Zi nuk po e shikojnë kërcënimin që sipas tij po vjen nga faktori shqiptar në rajon dhe rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Deklarata këto ndaj te cilave ka reaguar direkt kryeministri shqiptar, Edi Rama, sipas te cilit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut si anëtare të NATO-s, nuk do të lejojnë askënd t’i tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë.

Avokati i njohur serb, Cedomir Stojkovic tha në një intervistë për Euronews Albania se Aleksandër Vuçiç ka humbur çdo aleat në Perëndim në 2 vite e fundit dhe askush nuk e mbështet politikën e tij.

“Ai është duke ndjekur një politikë që është krejtësisht e kundërt nga ajo që ndoqi para 5 vitesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën. Mori vlerësimin e perëndimit kur nënshkroi marrëveshjen e Prespës, por më pas nuk ndoqi asnjë vlerë tjetër perëndimore. Ai do t’i japë mesazh perëndimit që nëse nuk doni të jeni miqtë e mi, do rris tensionet ndaj Kosovës dhe kam për të zhbërë të gjitha marrëveshje me Kosovën. Kjo është loja e tij në përpjekje për të vendosur veten në skenën e Perëndimit si aktor i rëndësishëm”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023