Rusia pretendon se ka penguar dy dronë amerikanë afër Krimesë

28 Gusht 2023 | 21:23

Moska se ngriti në ajër dy avionë luftarakë për të penguar dy dronë vëzhgues amerikanë afër Krimesë.

Ministria ruse e Mbrojtjes shkroi në Telegram më 28 gusht se mobilizoi dy avionët pasi “u detektua një fluturim në drejtim të kufirit shtetëror rus”.

Sipas ministrisë ruse, dy dronët amerikanë, një i llojit Reaper dhe tjetri Global Hawk, po “kryenin mision vëzhgues në rajonin e Gadishullit të Krimesë” afër Detit të Zi.

Moska aneksoi paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Pas arritjes së avionëve rusë, dronët “ndryshuan drejtimin e fluturimit dhe u larguan nga zoan ku po kryenin misionin vëzhgues”, u tha në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Muajve të fundit janë rritur incidentet ku kanë qenë të përfshirë avionët rusë dhe dronët amerikanë.

Më 27 gusht, Rusia tha se kishte ngritur në ajër një avion luftarak për të parandaluar një dron vëzhgues të ushtrisë amerikane që të kalonte kufijtë e saj mbi Detin e Zi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026