Rusia godet Dnjeprin në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, luftimet vazhdojnë

24 Gusht 2023 | 09:09

Rusia nisi një sulm me raketa në qytetin në jug të Ukrainës, Dnjepër, në orët e para të 24 gushtit, duke plagosur shtatë persona.

Ky sulm erdhi ndërkohë që Ukraina përgatitej ta festonte Ditën e Pavarësisë mes luftimeve të ashpra në lindje dhe jug.

“Shpërthime të fuqishme në mes të natës në Dnjepër”, tha guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, më 24 gusht në platformën Telegram, duke shtuar se një objekt për shërbime transporti ishte shkatërruar.

Lysak tha se tre burra dhe katër gra, nga 32 deri në 55 vjeç, mbetën të plagosur pas këtij sulmi dhe shtoi se gjashtë prej tyre ishin dërguar për trajtim në spital.

Dhjetëra objekte civile u dëmtuan, përfshirë një bankë, një pikë karburanti, një hotel, një kompani bujqësore, një fabrikë mobiljesh, një ndërtesë administrative dhe dy ndërtesa banimi.

Zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat, tha në një deklaratë se Rusia goditi gjatë natës me raketa balistike S-300, Iskander K dhe Iskander M, duke shtuar se një raketë Iskander K u rrëzua nga mbrojtja ajrore ukrainase. Ai nuk dha detaje të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026