Drejtori i OBSH-së lëshon kritika të ashpra për shpërndarjen e vaksinave anticovid
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Boterore të Shëndetësisë, Dr.Tedros, ka kritikuar ashpër shpërndarjen e vaksinave anticovid duke e quajtur ‘dështim katastrofik moral’.
Dr. Tedros ditën e sotme, ka shprehur shqetësimin e tij ndaj shpërndarjes së vaksinave anticovid në vendet e varfëra duke thënë se janë shpërndarë 39 milion doza vaksine anticovid, në 49 shtete me të ardhura të larta, ndërkohë një shteti me të ardhura më të ulëta, i janë dhënë vetëm 25 doza, duke mos përmendur për cilin shtet bëhet fjalë.
Ai u shpreh se qeveritë duhet t’i japin përparësi vaksinimit të punonjësve të shëndetësisë dhe njerëzve të moshuar duke thënë se:
“Nuk është e drejtë që të rriturit më të rinj në moshë, më të shëndetshëm në vendet e pasura të vaksinohen para punonjësve të shëndetësisë dhe njerëzve të moshuar në vendet e varfëra.”
Dr. Tedros tha se kompanitë farmaceutike u kanë dhënë përparësi vendeve të pasura.
Duhet kujtuar se programi COVAX, i cili u krijua nga OBSH për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfëra, ka siguruar dy miliardë doza të cilat do të shpërndahen në muajin shkurt.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta