Rusët refuzojnë të luftojnë, 100 ushtarë të dënuar në javë

30 Gusht 2023 | 16:11

Numri i lartë i dënimeve të ushtarëve rusë që refuzojnë të luftojnë tregon gjendjen e rëndë të moralit në ushtrinë ruse.

Kështu ka deklaruar Ministria britanike e Mbrojtjes në buletinin e përditshëm, ku i referohet rastit të dy ushtarëve rusë që më 25 gusht u dënuan nga një gjykatë ushtarake me 2 vjet burg në një koloni penale, pasi refuzuan t’i bindeshin urdhrit për t’u kthyer në frontin e luftës në Ukrainë.

Gjithashtu, më 18 korrik, vijojnë ekspertët londinezë, disa media kishin raportuar se Rusia po dënonte thuajse 100 ushtarë në javë, të cilët refuzonin të luftonin.

“Nëse kjo tendencë vazhdon, atëherë do të ketë rreth 5 mijë e 200 dënime në vit për refuzim të pjesëmarrjes në luftime”, vijon dokumenti.

Sipas tij, kjo situatë reflekton mungesën e stërvitjes, të motivimit dhe verifikimin e situatave stresuese me të cilat trupat ruse duhet të përballen përgjatë gjithë frontit ukrainas.

Megjithëse disa ushtarë kanë refuzuar të luftojnë dhe shkalla e dëmtimit mbetet e lartë, Rusia ka të ngjarë të zbusë humbjet e saj duke dërguar një masë ushtarësh të patrajnuar në vijat e frontit – mbyllet raportimi i Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026