Rama takon të ngarkuarin me punë të SHBA në Tiranë, zbardhet tema e bisedës

30 Gusht 2023 | 17:19

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë këtë të mërkurë të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner.

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bën me dije se temë e diskutimit mes dy zyrtarëve ishte partneriteti i ngushtë mes dy vendeve në OKB lidhur me Ukrainën dhe rëndësia e mbështetjes së rinisë shqiptare.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026