Kryeministri i Japonisë ha peshk nga Fukushima, ku po lëshohet uji radioaktiv
Kryeministri japonez Fumio Kishida dhe disa nga ministrat e tij hëngrën sot ushqim deti nga deti pranë Fukushimës, ku po zhvillohet çlirimi i ujit radioaktiv të pastruar nga termocentrali bërthamor.
Qëllimi i drekës ishte të tregonte se si lëshimi i ujit nuk do të çojë në pasoja negative për shëndetin e njerëzve, transmeton agjencia japoneze Kyodo.
Ministri i Ekonomisë i Japonisë, përgjegjës për politikën bërthamore, Yasutoshi Nishimura, tha se Kishida hëngri levrek dhe oktapod sashimi.
“Ne duhet të informojmë njerëzit brenda dhe jashtë vendit për cilësinë e ushqimeve të detit të kapur në det pranë kompleksit bërthamor Fukushima”, tha Nishimura.
Autoritetet japoneze njoftuan të enjten e kaluar se procesi i lëshimit të ujit të pastruar në Oqeanin Paqësor nga termocentrali bërthamor i Fukushimës, i shkatërruar nga tërmeti dhe cunami shkatërrues në mars 2011, kishte filluar.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se metoda e lëshimit të ujit në Japoni ishte në përputhje me standardet globale të sigurisë dhe do të kishte një ndikim “të papërfillshëm” radiologjik mbi njerëzit dhe mjedisin.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta