OKB i propozon Rusisë një marrëveshje të re për drithërat
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të enjten se e ka kontaktuar Rusinë me “propozime konkrete” për të rinovuar marrëveshjen e dështuar të drithit, nga e cila u tërhoq në korrik. Veprimi i Moskës u pasua me një seri sulmesh kundër porteve të Ukrainës dhe depove të grurit.
“Propozimi ka të bëjë me nevojën për të ringjallur nismën e Detit të Zi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres gjatë një konference shtypi në selinën e organizatës.
“Në të njëjtën kohë, kemi disa zgjidhje konkrete lidhur me shqetësimet për qasje më efektive në tregjet globale të ushqimeve dhe plehrave ruse me çmime të përshtatshme”.
Ai tha se propozimi trajtonte disa nga shqetësimet e Moskës, ndërsa nuk dha detaje të mëtejshme. Zoti Guterres nënvizoi se çdo ringjallje e nismës duhet të jetë e qëndrueshme.
“Nuk mund të kemi një nismë të Detit të Zi që kalon nga një krizë tek tjetra, nga pezullimi në pezullim”, tha zoti Guterres. “Duhet të kemi diçka që funksionon dhe që funksionon në të mirë të të gjithëve”.
Shefi i OKB-së tha se nuk e sheh në horizont mundësinë për paqe në Ukrainë, çfarë e bën edhe më urgjente ringjalljen e nismave, siç është ajo për drithin.
“Unë mendoj se ne nuk jemi ende atje”, tha zoti Guterres për përfundimin e luftës. “Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të merren masa për të ulur ndikimet dramatike negative të kësaj lufte në raport me botën”.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit