Asllani larg Interit, nuk preferohet nga Inzaghi, zikaltrit zyrtarizojnë Pavard

31 Gusht 2023 | 18:40

Kritikat e shumta dhe kërkesa e llogarisë se pse Asllani nuk luan, duket se nuk kanë luajtur asnjë rol për të ndryshuar sadopak mendimin e Simone Inzaghit.

Trajneri zikaltër i ka dhënë përfundimisht dorën 21-vjeçarit, duke i bërë të ditur që nuk është në plan për sezonin e ri. Në këtë situatë, mesfushori elbasanas është vënë në kërkim të një skuadre të re ku do të ketë minutazh, ndërsa alternative kryesore është Sassuolo.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mes klubeve është arritur akordi, me shumë gjasa dhe me lojtarin i cili ndihet i pakënaqur në Milano. Në këtë pikë, Inzaghi po kërkon për një mefushor me fizik të veçantë, e Ndombele shihet si alternativë, ndërsa kanë nisur bisedimet me Tottenhamin. Gravenberch po ashtu është një tjetër alternativë, duke shtuar këtu se marrëdhëniet mes zikaltërve dhe Bayernit janë shumë të mira.

Këtë gjë e konfirmoi dhe transferimi i fundit drejt Milanos, ai i Benjamin Pavard. Mbrojtësi francez kreu vizitat mjekësore, ndërsa është gati për të nisur aventurën e tij me Interin. 27-vjeçari nënshkroi një kontratë 5-vjeçare, ndërsa i ushtoi klubit 32 milionë euro. Konkurrenca në skuadër pritet të jetë e madhe, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë largim në limitet e merkatos verore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026