Hidhet shorti i Conference League, Ballkani njeh kundërshtarët

1 Shtator 2023 | 15:12

Është hedhur këtë të premte shorti i fazës së grupeve të Conference League.

Ceremonia u zhvillua nga UEFA në sallën “Grimaldi Forum” në Monako ku u rezervuan ndeshje interesante në fazën e grupeve.

I vetmi ekip shqiptar në një kompeticion evropian, Ballkani, ka njohur tre kundërshtarët në fazën e grupeve.

Një sfidë e vështirë por jo e pamundur. Ekipi i Ilir Dajës i ka të gjitha mundësitë të kualifikohet për në fazën tjetër të kompeticionit, pasi ka shmangur ekipet e mëdhaja dhe përballë ka Astanën, Dinamon e Zagrebit dhe Viktoria Plzen-in.

Grupi A

Lille
Slovan Bratislava
Olimpija Ljubjana
Klaksvik

Grupi B

Gent
Maccabi Tel Aviv
Zorya
Breidablik

Grupi C

Dinamo Zagreb
Viktoria Plzen
Astana
Ballkani

Grupi D

Club Brugge
Bodo Glimt
Besiktas
Lugano

Grupi E

Az Alkmaar
Aston Villa
Legia
Zrinjski

Grupi F

Ferencvaros
Fiorentina
Genk
Cukaricki

Grupi G

Frankfurt
Paok
Helsinki
Aberdeen

Grupi H

Fenerbahce
Ludogorets
Spartak Trnava
Nordjaelland

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026