Të burgosurit në Ekuador lirojnë 57 oficerë policie dhe roje sigurie që mbanin peng

2 Shtator 2023 | 10:42

Të burgosurit në gjashtë burgje në Ekuador kanë liruar 50 roje dhe shtatë policë që mbanin peng, njoftoi Shërbimi i Burgjeve Ekuadoriane (SNAI).

Sipas deklaratës së SNAI, 57 pengjet e liruar janë aktualisht “nën ekzaminim mjekësor”, por gjendja e tyre shëndetësore besohet të jetë e mirë, raporton Reuters.

Autoritetet thanë se rrëmbimet ishin të koordinuara nga bandat kriminale të pakënaqura me veprimet e policisë që synonin frenimin e pushtetit të tyre. Organizatat kriminale u fajësuan gjithashtu për incidentet që përfshinin dy makina bomba që shpërthyen të enjten mbrëma pranë ndërtesave të policisë në Quito, kryeqyteti i Ekuadorit.

Shpërthimet gjatë natës, njëra në një ndërtesë të përdorur më parë nga SNAI dhe tjetra e përdorur ende nga agjencia, shkaktuan dëmtime të jashtme në një ndërtesë tjetër dhe çuan në 10 arrestime, raporton Reuters.

Gjashtë të dyshuar, pesë shtetas ekuadorianë dhe një kolumbian, u arrestuan në lidhje me sulmin e parë dhe katër u arrestuan në lidhje me shpërthimin e dytë, thanë autoritetet të premten. Nga incidentet nuk ka pasur të lënduar.

Qindra policë dhe ushtarë bastisën burgun Cotopaxi në Latakunga, rreth 88 kilometra në jug të Kuitos, të mërkurën në një përpjekje për të parandaluar dhunën e mëtejshme në atë që autoritetet besojnë se janë hakmarrje për veprimet e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026