Konflikti me Iranin, flasin ish-diplomatët, Presidenti Trump u tregua i matur, Shqipëria gjithmonë me SHBA

8 Janar 2020 | 18:47

Sulmi i Iranit mbi bazat ushtarake në Irak dhe mesazhi që lideri shpirtëror i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei ndaj Shqipërisë janë bërë objekt diskutimi në Ilva Now në Euronews Albania.

Sulejman Tomçini, ish-ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho kanë qenë në një mendje për faktin se pas deklaratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, situata në të dy kampet duket më e qetë. Sipas z. Nesho, presidenti i SHBA u tregua i matur dhe i qartë në deklaratën e tij, ku i bëri të ditur Iranit se SHBA nuk kërkon ndryshim regjimi, por nuk do të lejojë një tjetër sulm ndaj trupave amerikane.

“Mesazhi i Trump vinte në dukje disa elementë: nuk kërkojmë ndryshim regjimi, përcaktojnë vijën e kuqe kundër armëve bërthamore, nuk tolerojmë më goditjen e trupave amerikane dhe shënoi sinjalin për riaktivizim të NATO-s në Lindjen e Mesme”, – tha ish-ambasadori Nesho.

Ish-ambasadori Nesho tha se lidhur me vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani çështja që shtrohet është tek legjitimiteti i sulmit, d.m.th a kemi të bëjë me një krim politike të paramenduar, që prish ligjet ndërkombëtare apo për arsye vetëmbrojtjeje, që është plotësisht i legjitimuar

“Irani kishte pikësynim vetë një gjë; të heqë SHBA nga Iraku dhe në përgjithësi nga Lindja e Mesme.

Sa i përket fatit të Shqipërisë në këtë konflikt pas deklaratës së liderit të Iranit Khamenei, ish-ambasadori Tomçini u shpreh se pavarësisht këtij qëndrimi që vjen pas dëbimit nga vendi ynë i ambasadorit të Iranit dhe faktit që në vendin tonë strehohen 3 mijë muxhahedinë, interesat e Shqipërisë janë dhe do të mbeten me Amerikën, jo Iranin.

“E kemi dëbuar ambasadorin, kemi edhe muxhahedinë, ky është qëndrimi i tij, po interesat tona janë me Amerikën jo me Iranin”, – tha z.Tomçini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026