Presidenti i Rumanisë: Ukraina u sulmua shumë pranë kufirit tonë
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë të martën se sulmet e reja në shtetin fqinj, Ukrainë, ndodhën “shumë, shumë pranë” kufirit rumun, pasi Rusia kreu sulme të vazhdueshme në infrastrukturën e Danubit në jug të Ukrainës.
“Sulme pati sot, më tregoi ministri i Mbrojtjes, të cilat u verifikuan 800 metra larg kufirit tonë. Shumë, shumë afër”, tha Iohannis gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, më 5 shtator.
Njoftimi i Iohannis vjen vetëm një ditë pasi Ukraina tha se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës së 4 gushtit.
“Sipas Shërbimit shtetëror të Rojeve Kufitare të Ukrainës, ‘Shahedët’ lloj dronësh të prodhimit iranian ranë dhe shpërthyen në territorin rumun natën, gjatë një sulmi masiv rus pranë portit të Izmailit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.
Por, Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë i pati mohuar këto pretendime.
Kjo ministri tha se sulmi me dronë në infrastrukturën e portit të Izmailit nuk paraqiti kërcënim direkt ushtarak për Rumaninë, shtet anëtar të NATO-s.
Të hënën, Ukraina raportoi për dëme në infrastrukturën e portit të Izmailit, që gjendet në lumin Danub. Ky lum është shndërruar në rrugën kryesore prej nga po eksportohen drithërat ukrainase, pasi në korrik Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e drithërave nga portet e Detit të Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:11 Presidenti Bajram Begaj reagon për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve